Nuk ka paqe për Milanin e Stefano Pioli. As kohë për t’u gëzuar për kthimin e Zlatan Ibrahimoviç, i cili do të jetë në fushë në Çagliari që nga minuta e parë.
Trajneri i kuqezinjve humb dy futbollistë tepër të rëndësishëm si Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernandez, të cilët rezultuan pozitivë me Covid-19. Autoritetet kompetente shëndetësore janë informuar për rastet, kurse dy lojtarët janë asimptomatikë.
Mesfushori me tipare sulmuese dhe mbrojtësi i majtë janë futur menjëherë në karantinë në shtëpitë e tyre. Ndërkohë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik do të vazhdojnë të monitorohen nga afër, sipas indikacioneve të protokolleve aktuale.
Të hënën në mbrëmje në Sardenjë do të jetë përsëri një Milan kryesisht i paplotë me Brahim Diaz që vepron si zëvendësues në vend të Calhanoglu dhe Dalot i cilët do të luajnë si një anësor i majtë.
Si Calhanoglu ashtu edhe Theo me siguri do të kapërcejnë ndeshjen e Cagliari dhe atë kundër Atalanta me shpresën për të qenë në gjendje të dalin negativ brenda dy javësh. Përveç tyre, edhe Rebic me Krunic janë ende duke luftuar me Covid.