Legjenda e boksit, Mike Tyson ka folur për jetën e tij duke zbuluar detaje edhe nga sporti. Ai ka deklaruar se ekzistojnë disa boksierë që preferojnë të dehen para se të hyjnë në ring për të patur “nervin” e duhur që të ndeshen.
54-vjeçari foli edhe për një prej momenteve më delikate në jetën e tij kur kishte frikë të bënte testin e sidës.
“Unë gjithmonë kisha frikë të bëja testin për AIDS. Unë isha gati për të luftuar dhe Morrison ishte boksieri i titullit të parë, dhe një mik i imi mjek hyn në dhomën time të zhveshjes dhe më thotë se ai nuk do të luftonte atë natë dhe se nuk mendonte se do të luftonte ndonjëherë”, shpjegoi Mike.
Në atë moment, mësoi nga mjeku se Morrison kishte HIV dhe kjo ishte arsyeja e ndërprerjes së ndeshjes.
“Ai kishte HIV dhe kjo është arsyeja pse ata e ndërprenë ndeshjen e tyre. Isha në një rrëmujë. Nëse ai e mori atë … Unë e di se ai nuk u fut në më shumë telashe se unë. Mendova se ai kishte vdekur”, shtoi Tyson.
(A.M/Faxweb.al)