Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashPolitikëShëndetiTe FunditTe Gjitha

Mijëra viktima në SHBA, Trump këshillon Britaninë: Nuk mundesh thjesht ta lësh të kalojë këtë situatë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka folur në lidhje me pandeminë globale duke u ndalur tek rasti i Britanisë ku deklaroi se nëse kryeministri i Britanisë Boris Johnson do të vazhdonte me të njëjtën qasje në menaxhimin e pandemisë, atëherë situata do të ishin katastrofike për ishullin.

Sipas tij, kjo do të sillte shumë vdekje. Ai tha se në fillim Anglia e neglizhoi në fillim pandeminë derisa rezultoi pozitiv Jonson la të kuptohet ai.

Reagimi i Trumo-it erdhi kur u fol për filozofinë e hershme britanike të “imunitetit të tufës”.

Deri më tani numri i viktimave në SHBA ka shkuar në 2352, kurse i të infektuarve në 29474.

Disa njerëz në SHBA thanë që ta lëmë të kalojë. Nuk mundesh thjesht ta lësh të kalojë. Kjo do të sillte rreth 2.2 milionë viktima në SHBA, në një periudhë të shkurtër kohore.

Po t’ju kujtohet në Britani po mendonin këtë koncept, nëse nuk i interesonin vdekjet, shumë vdekje.

Ata po e mendonin shumë këtë ide. Por papritur, ndryshuan qasje sepse panë gjëra që nuk ishin të mira. E vendosën paksa veten në problem.

Tani Johnson rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe shpresoj që të bëhet mirë.

Në Britani kanë një emër për të koncept, por që ne nuk e mendojmë fare dhe kjo do të ishte një katastrofë nëse ata do ta aplikonin ”, tha Trump.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *