Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Vrau me levë të njohurin e tij pas drekës që kishin ngrënë së bashku, arrestohet 33-vjeçari, mbeti dhe vetë i plagosur

33-vjeçari Mihal Thimjo,është vënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka vrarë shtetasin Gëzim Saraçi, shoferi i një kamionçine që u gjet i pajetë brenda mjetit të tij nga policia gjatë ditës së djeshme.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se autori është kapur në automjetin e tij në rrugën nacionale pranë lagjes së njohur si “Blloku i furrave”.

Viktima Gëzim Saraçi dhe Mihal Thimjo kishin njohje të vjetër familjare mes tyre, madje ditën e djeshme kishin qenë për një drekë në Poliçan të Zagorisë, por duket se marrëdhëniet mes tyre morën një kthesë tragjike.

Në kthim nga dreka që kishin ngrënë në Zagori ka ndodhur një konflikt i çastit që ka shkaktuar grindjen fizike mes tyre. 57-vjeçari Saraçi ka goditur i pari Thimjon, i cili është kundërpërgjigjur duke e goditur me levë.

Autori 33-vjeçar është i plagosur në shpatull dhe në këmbë, ndërkohë që nuk dihet ende nëse ka rrëfyer para grupit hetimor versionin e tij të ngjarjes. (E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *