Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

‘Migjeni’ me kod regjistrimi turk/ Flet Krislen Kerri: Do ketë ulje çmimesh, sa i mundur është fluturimi direkt drejt SHBA-ve

Krislen Kerri, drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil në një intervistë dhënë për gazetaren e Fax News Mirilda Tili ka folur mbi avionët e Air Albania, të cilët janë në pronësi të Turkish Airlines, kompani të cilës i detyrohen një qira të majme.

Sipas Kerrit nuk është e rëndësishme që të diskutohen modelet që kompanitë zbatojnë për fluturimet, ndërsa për AAC mbetet ulja e çmimeve të udhëtimeve, si dhe shtimi i numrit të destinacioneve të reja.

“Air Albania është kompania jonë e re flamurmbajtëse, ka dy avionë me dy modele kontratash. I pari është “Lasgushi” i regjistruar në muajin Maj, mban kodin shqiptar Zabel, ka kontratë qeraje me Turkish Airlines.

Avioni Migjeni është marrë nga kompania mëmë Turkish Airlines, kjo kontratë është me kohëzgjatje me një skedul, që është skeduli dimëror deri në muajin Mars, dhe mban kodin turk të regjistrimit. 

Është totalisht në kountributet e kompanive që të vendosin modalitetet, nëse avionët i marrin me qera apo jo, pasi kërkohen burime shumë të mëdha financiare për blerjen e tyre.  Roma dhe Milano do të operohet çdo ditë nga ana e kompanisë, ndërsa Bolonja katër herë në javë”, u shpreh Kerri.

A i detyrohemi Turkish Airlines për shkak se po i përdorim avionin dhe ekuipazhin?

Kerri: Po patjetër, kjo është një praktikë që ndiqet nga të gjitha kompanitë, është e rëndësishme që kompanitë të kenë bilance të ndara financiare.

Në çdo rast kompanitë kanë detyrime financiare për kompani të tjera. Avioni që do të vijë brenda dhjetorit edhe ai do të jetë uetlist, ne jemi të interesuar që kompania të bëjë fluturime.

Ne si autoritet kemi të gjitha kapacitet e nevojshme që të regjistrojmë avionët me kod shqiptar, kemi marrë masat që të gjitha procedurat e nevojshme të kryhen në një kohë sa më të shkurtër.

Për të fluturuar në Amerikë sa kohë do të duhet?

Kerri: Ajo që ka thënë kryeministri për tregun amerikan, do ishte e logjikshme që të kemi fluturime direkte, pasi ka një numër shumë të madh shqiptarësh që udhëtojnë.

Duhet të aplikojmë në FAI-n amerikan, kemi avantazh se kemi marrëveshje bilaterale me ta, duhet të paktën 3 muaj që ne të vendosim kontaktet dhe të arrihet një marrëveshje.

Kerri u shpreh se një sfidë mjaft e madhe me të cilën po përballet AAC ka të bëjë me shtimin e numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve, që do të kërkojë më shumë hapësira në aerportin e Rinasit.

“Sfidë për ne është përballimi i këtij fluksi të shtruar, duhet që të kemi më shumë hapësira për pasagjerët, ka lëvizje të kioskave që gjendeshin pranë zonës së udhëtarëve, por është e domosdoshme që të kemi një shtim të hapësirave, pasi çmimet e konkurueshme kanë bërë që të ketë një shtim të udhëtarëve.

Çmimet do vijojnë të ulen, dhe do kenë të punësuar më shumë njerëz. Do ketë kompani të huaja që do të jenë në vendin tonë dhe do përdorin Tiranën si bazën e tyre, në vitin 2025-2026 do të kemi një dyfishim të udhëtarëve, që do të thotë se mund të kemi deri në 5 milion udhëtarë në vit.

Ne nuk mund të ndërhyjmë në mënyrë direkte në çmimet. Sa kohë që tek Air Albania ka një pjesë edhe shteti, atëherë fokusi kryesor do të jetë të plotësohen kërkesat e qytetarëve shqiptarë, që lidhen edhe me uljen e çmimeve”, u shpreh më tej Kerri.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *