Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

Migjen Basha tërhiqet nga Kombëtarja, shpjegon arsyet në rrjetet sociale

Mesfushori i Shqipërisë Migjen Basha ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja, në moshën 32-vjeçare.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha ka bërë të ditur largimin, dhe se është koha për t’iu lënë hapësirë lojtarëve të rinj dhe ai vetë t’i përkushtohet më shumë familjes së tij.

“Mendoj që ka ardhur momenti i duhur për mua që t’i dedikoj më tepër kohë familjes time. Por në të njëjtën kohë, ti japim mundësinë dhe lojtarëve më të rinj të kenë më tepër hapësira në ekipin kombëtar.

Dua të falënderoj nga zemra te gjithë lojtarët e ekipit kombëtar, shokët e miqtë e mi gjatë këtyre viteve. Falënderoj stafin teknik te ekipit kombëtar dhe Federatën Shqiptare te Futbollit për mundësinë”, shkroi Basha në deklaratën e lamtumirës.

Basha u bë pjesë e Shqipërisë në vitin 2013 dhe prej asaj kohe ka luajtur në 32 ndeshje, ndërsa 15 herë të tjera ka hyrë si zëvendësues. Në plot 17 raste ka qëndruar në stol, si dhe numëron 2 gola me fanellën kuqezi: Një ndaj Maltës në miqësoren e vitit 2014 dhe një ndaj Gjeorgjisë në barazimin 2-2 në vitin 2015, po në ndeshje miqësore.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *