Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Mielli në Kuvend, Mesi thotë se ajo e ka ‘ngrënë’ më shumë: U detyrova të qëndroja urtë prej Ramës

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi ka folur për seancën e 12 prillit kur deputetët e opozitës hodhën miell ndaj kryeminitrit Rama, ndërkohë që Mesi ishte në krahun e tij të djathtë.

E ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Mesi tregoi se ishte ajo që mori më shumë miell gjatë sulmit të dytë.

“Unë e shoh dhe më duket shumë e çuditshme pse më saktë më duket e pabesueshme sepse kjo nuk është hera e parë, është le të themi një dhunë e përsëritur në Kuvendin e Shqipërisë, edhe të bërë dhe nga femrat. Pjesë e kësaj situate është krijuar edhe nga femrat. Pjesa e miellit, e vezëve. Mielli nuk më kurseu as mua por unë kam një favor aty sepse kisha veshur bluzë të bardhë dhe nuk duket. Këtë hedhjen e dytë të miellit e mora unë më tepër.

Por duke parë qetësinë e kryeministrit për hir të vërtetës dhe mënyrën se si po qendronte, jam detyruar që edhe unë të ruaj qetësinë që në momentE të tilla më besoni unë nuk mund t’i përshkruaj dot. Shikoj veten sot dhe më duket si një film dhe është një aktore aty dhe jo personalisht unë. Kam dëgjur me veshët e mia sharje dhe fyerje në institucionin më të lartë të shtetit , sharje dhe fyerje me një zhargon ku sinqerisht më vinte turp që i dëgjoja nga një deputet, nga një përfaqësues i popullit.

Pavarësisht se kë shante por aty si shumë gra të tjera isha edhe unë. E vetmja gjë që më ka mbajtur në një mosreagim duke mbajtur qetësinë absolute ka qenë qetësia e kryeminstrit. Qetësia e tij dhe ftesa për të qenë të qetë më bënë të mos bëja asnjë reagim. Unë mund të ikja. Dhe nuk e di se çmund të bëja sepse njeriu nuk e kontrollon dot veten në situatë të tillë dhe kjo është aftësi ta kontrollosh veten. Dhe ne e kontrolluam veten.

Pavarësisht se ju shihni shumë pak aty me atë që ka qenë në realitet. Realisht aty është dhjetëfishi i asaj që ju shihni. Presioni që ndjen dhe fyerja që merr duke sjellë një situatë skandaloze.

Bashkëshorti dhe familja ishte në merak duke më pyetur. Bashkëshorti gjatë gjithë kohë që më pyestse. Ndërsa fëmijët për fat nuk e panë. Ata kishin dëgjuar nga shokët dhe më kanë pyetur por nuk u kam shfaqur asnjë shqetësim. Tani kam filluar të mendoj se çfarë duhet të vesh ditën e seancës në kuvend se dua të përshtatem me ngjyrat. Në fund të dhjetorit ishte një ngjyrë rozë. Ky ishte miell i bardhë. Tani e tutje do pyesim se çfarë ngjyre do hedhin që të kombinohemi. Kjo është me shkak por realisht kjo nuk duhet të ndorkohë më. Jemi në vitin 2018 dhe një gjë e tillë është e papranueshme”, shprehet Mesi.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *