Kreu i opozitës ruse, Alexei Navalny postoi një foto të tij të ulur në një shtrat spitali në llogarinë në Instagram, ndërsa po e merr veten pas helmimit që pësoi në fund të gushtit.
I rrethuar nga gruaja dhe njerëzit e tij, Navalny shkroi krahas fotos se tani ai mund të merrte frymë vetë.
“Përshëndetje, unë jam Navalny. Më mungoni të gjithë. Ende nuk mund të bëj shumë gjëra, por dje isha në gjendje të merrja frymë tërë ditën vetë”, shkroi ai.
Ai qëndroi në koma për disa ditë pas helmimit, dhe u transferua në një spital në Berlin që u kujdes për shërimin e tij, ndërsa gjermania i ka kërkuar sqarime Rusisë për ngjarjen.