Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Mezi kam ngrënë një sup, se më bien brezat”, inxhinerja Bozo takohet me Ramën: E kam merakun këtu, nuk ka asnjë…

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij inxhinieren Luljeta Boza, një ndër personazhet që ka fituar së fundmi dashamirësinë e publikut pas tërmetit që tronditi vendin dhe shkatërroi mijera ndërtesa.

Rama, si nuhatës i mirë i promovimit në publik, shfrytëzoi menjëherë rastin të shfaqej krah inxhinieres së njohur dhe madje dëgjoi propozimet e saj për rindërtimin pas tërmetit.

Bozo u shpreh se duhet një ekspertizë për dëmet që ka krijuar tërmeti, pastaj të shihet nëse banesat janë për tu shembur ose jo.

“Jeni një burim sigurie më shumë për njerëzit.”- i tha Rama inixhineres, ndërkohë që Bozo shpalosi edhe idenë e saj për ndërtimin e pas tërmetit.

“Iku kjo e para ata që u shpëtuan, u shpëtuan. Njerëzit u futën. Mirë, keq. Tani fillon ekspertiza. E kam merakun këtu sepse nuk ka një grup në institut që ti mbulojë të gjitha.
Shkon i huaji thotë që mban pallati, ndërsa shkon pushteti vendor dhe i vë shiritin.”- u shpreh Bozo.

Edi Rama: Ka një gjë. Të huajt i kemi kërkuar të na thonë mban struktura apo nuk mban struktura. Po shiriti të vihet deri sa të riparohet. Një shkallë që kërkon një riparim , prandaj janë këto shirita.

Mendo që do ishte pozitive nëse ju do na ofroni ndihmë për pjesën e paketës së riparimeve. Jeni një burim sigurie më shumë për njerëzit.

Luljeta Bozo: Kam qenë në shumë objekte dhe pas meje shkuan ekipi dhe i vunë shiritin. Atje kishte çarje të madhe por riparohet menjëherë dhe janë shumë të sigurta. Duhet një inxhinierë me shumë përvojë.

Rama: Për turpin tim të madh nuk ju ftova për një kafe, se do të shkoj në Krujë.

Bozo: Dhe mua po më presin. Dje në darkë mezi kam ngrënë një sup, aty shpejt e shpejt, se po më binin brezat. Kam ngrënë para se të shkoja në emision se po më binin bateritë.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *