Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Vdiq pasi u përplas nga 23-vjeçari, kush është viktima e aksidentit të rëndë në Vlorë (EMRI)

Mezan Ahmeti, 57 vjec është personi që humbi jetën mbrëmjen e sotme nga një aksident tragjik në aksin rrugor Orikum-Llogara. Në pamjet e siguruara nga Faxëeb.al duket se forca policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 pranë Orikumiz ku një 23-vjecar i identifikuar me inicialet Dh.Q., po drejtonte automjetin tip Passat dhe përplasi 57-vjecarin që po lëvizte me bicikletë.

I riu është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *