AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Meta u kërkoi takim për “situatën dramatike në vend”, vjen përgjigja e opozitës

Burimet nga gazetarja e politikës në Fax News, Jonada Zelka, bëjnë me dije se opozita i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit Ilir Meta, i cili kërkoi takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi.

Kështu ditën e martë presidenti Ilir Meta do të zhvillojë takim me të gjithë krerët e partive opozitare. Takimi i kërkuar nga Presidenti Meta për ngërçin e GJykatën Kushtetuese, por pjesë e diskutimeve do të jetë edhe  edhe situata aktuale politike në vend.

Ditën e djeshme presidenti Meta zhvilloi një takim me deputeten Rudina Hajdari, e cila në një postim në rrjetet sociale u shpreh se i ka kërkuar kreut të shtetit që të ndalin urgjentisht lojën e vjetër dhe të shëmtuar politike e cila ka vënë në shënjestër institucionet e drejtësisë me qëllim delegjitimimin e tyre.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *