Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Meta takon ekipin izraelit në Durrës: Na ndihmuan, por edhe na mësuan shumë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar mbrëmjen e kaluar ekipin e kërkim shpëtimit të Izraelit që erdhën në mbështetje të Shqipërisë gjatë operacinit pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Meta shprehet se e ka falenderuar për punën që kanë bërë dhe solidaritetin që kanë teguar me vendin tonë, ndërsa shton se ata jo vetëm na ndihmuan, por edhe na mësuan shumë.

“Kënaqësi e veçantë të bisedoja mbrëmë në Durrës me ekipin e mrekullueshëm izraelit që ka bërë një punë të shkëlqyer gjithë këto ditë në ndihmë të institucioneve tona dhe komuniteteve të prekura rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik. Ata jo vetëm na ndihmuan shumë, por edhe na mësuan shumë! Falënderoj ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler për kontributin e çmuar që po jep në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë. 🇦🇱🤝🇮🇱”, shkruan Meta.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *