AktualitetFlashPolitikëShëndetiTe FunditTe Gjitha

Meta riposton statusin e doktorit: Asnjë shqiptar nuk është i tepërt

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar me një status në rrjetin e tij social në Facebook në lidhje me kthimin në detyrë të mjekut Ilir Allkja i cili u shkarkua pak ditë më parë nga QSUT.

Siç e ka shprehur edhe ai vetë ishte një sulm politik dhe se falenderoi të gjithë ata që reaguan për këtë shkak. Në lidhje me këtë edhe kreu i shtetit Meta tha se “Më mirë një kritikë më shumë, se një i sëmurë më shumë. Asnjë shqiptar nuk është i tepërt!, duke ripostuar reagimin mjekut në Facebook.

Postimi i Metes

“Më mirë një kritikë më shumë, se një i sëmurë më shumë. Asnjë shqiptar nuk është i tepërt!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI”! 

Postimi i DR. Ilir Allkja

“Falë solidaritetit të mijëra njerzve të thjeshtë të të gjitha moshave, kolegëve, miqve të mij brenda e jashtë Shqipërisë, gazetarëve dinjitozë, figurave të njohura të artit, punës, politkës por edhe administratës së QSUT, unë sot isha në punë në vijën e parë të luftës anti-Covid19 bashkë me kolegët e mij dhe do të jem çdo ditë !
Ju falënderoj të gjithëve ❤️!
Ne do t’ja dalim 👍 !
Mirënjohje pa fund për besimin e mbështetjen “🙏

Fjalët Kyce

Burg nga disa muaj deri në 15 vite për ata që dalin pa leje dhe shkelin karantinën, si e komentoni nismën e fundit të kryeministrit Rama?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *