Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Meta reagon pas tubimit: “Populli shqiptar foli qartë, Shqipëria është e jona”

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar me një status në lidhje me tubimin që u zhvillua ditën e sotme në Bulevard.

Meta shprehet optimist për tubimin qekishte thirrur vetë duke e quajtur uragan kuq e zi. Gjithashtu Prrsidenti në shkrimin e tij pas tubimit falenderon të gjithë ata që e mbështetën.

“Populli shqiptar foli qartë: URAGANI KUQEZI në mbrojtje të KUSHTETUTËS! SHQIPËRIA është e jona! Zoti e bekoftë ATDHEUN tonë të dashur! FALEMINDERIT TË GJITHËVE! “??

#PërKushtetutën?? #PërRepublikën?? #PërShqipërinë?? #PërKombin??

Ashtu siç edhe e paralajmëroi zëdhënësi i tij Tedi Blushi, presidenti Meta ndërmorri sot në shesh së bashku me mijëra qytetarë që i ishin përgjigjur thirrjes së tij, tre akte.

I pari ishte kthimi pas i ligjit të kaluar në Kuvend për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, hodhi në votim nëse turma donte që të shpërndante Kuvendin, dhe u betua në flamur, se do ta çonte deri në fund vullnetin e qytetarëve.

Meta tha se do të shpërndante Kuvendin në rast se mazhoranca nuk reflekton deri në datën 15 Mars, kur është dhe afati i palëve për Reformën Zgjedhore, që është dhe një kusht për negociatat e Shqipërisë.

Ishte turma ajo që iu përgjigj me ovacione të shumta thirrjes së Metës për shpërndarjen e Kuvendit.

Presidenti sfidoi mazhorancën kur tha se do të shkojë në Kuvend, për ta firmosur nga aty shpërndarjen e parlamentit, që prej kohësh nuk ka kuorumin që parashikon Kushtetuta, prej 140 deputetësh.

“Unë ju jap fjalën në emër të këtij flamuri, për të cilën janë vrarë mijëra dëshmorë, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, unë Ilir Meta betohem se atë dekret do ta firmos në mes të parlamentit, atje në mes të krimit, do i bëj thirrje popullit shqiptar, që unë i pari, do ta ndalim komunizmin”, u shpreh Meta.

“Zëri i popullit është zëri i Zotit, shqiponjat fluturojnë vetëm lart. Falenderimi më i përzemërt shkon për bashkëatdhetarët tanë që kanë ardhur nga e gjithë bota”, u shpreh më tej Meta.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.