Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ngjarjes së regjistruar mbrëmjen e sotme ku persona të paidentifikuar kanë dhunuar barbarisht anëtarin e LSI-ë në Poliçan, Luan Taren.
Meta shkruan se ka biseduar me Taren dhe i ka treguar se disa persona e kanë dhunuar për shkak se mbante kapele me simbolet e partisë së LSI-së.
Presidenti Ilir Meta:
Sapo fola me të plagosurin nga sulmi i pabesë i bandës rilindase të Bashkisë Poliçan, mikun tim të vjetër Luan Tare.
Mësova se ishte sulmuar pabesisht nga banda, që dhunon popullin e Poliçanit, vetëm pse mbante në kokë kapelen me simbolet e partisë së tij.
I urova të shkuara dhe nesër do e çoj për kontroll më të specializuar në spitalet e Tiranës.
I premtova se regjimit të dhunës edhe tre ditë dhe i vjen fundi përgjithmonë.
Shqipëria nuk mposhtet nga dhuna e të pabesëve dhe horrave! ??
(R.G/Faxweb.al)