Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas raportit të Qendrës Evropiane të Dro gave (EMCDDA), ku në një raport të majit 2020 për ndikimin e pandemisë së Covid-19 në prodhimin e lëndeve na rkotike, thuhej se në Shqipëri prodhimi i ka nabisit pritet të rritet.
Meta shkruan se përqendrimi i Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese në luftën kundër kanabisit është i domosdoshëm.
“Raporti vjetor i Qendrës Europiane të Dro gave i publikuar së fundmi, është një këmbanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kan ceroz për shoqërinë, që aq shumë e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë.”- shkruan Meta më tej.
Meta shton se “Lufta kundër ka nabisit është kusht për integrimin europian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit.”
Reagim i Presidentit Meta:
Përqendrimi i Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese në luftën kundër kan abisit është i domosdoshëm.
Raporti vjetor i Qendrës Europiane të Drogave i publikuar së fundmi, është një këmbanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kan ceroz për shoqërinë, që aq shumë e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë.
? RAPORTI I PLOTË: https://www.emcdda.europa.eu/system/files/publications/13097/EU-Drug-Markets_Covid19-impact_final.pdf
Lufta kundër ka nabisit është kusht për integrimin evropian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit. ????