Përmes një postimi në rrjetet sociale Presidenti Ilir Meta shprehet se Shqipëria nuk e meriton që të renditet në vendet kryesore të aplikantëve për azil. Meta shprehet se shqiptarët janë të lodhur, dhe tashmë duhet ti jepet fund sjelljeve arrogante dhe korruptive të qeverisë.
”Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër”, shkruan presidenti.
Postimi i Metës:
Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve! Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane! Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi.
Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.
Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE