Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Meta paralajmëron konferencë për mediat, ja kur do të mbahet

Presidenti Ilir Meta ka lajmëruar se do të mbajë një konferencë për mediat sot në orën 13:15. Nuk dihet ende për çfarë do të flitet.

Një javë më parë, Presidenti mbajti një deklaratë nga oborri i presidencës ku bëri publike 14 pikat që u ka prezantuar në një platformë për daljen nga kriza ambasadorëve. Nuk la pa përmendur shembjen e Teatrit Kombëtar, të cilën e quajti ngjarje shokuese që tronditi opinionin publik.

Meta shtoi se në pozicionin e tij si kreu i shtetit ka bërë gjithçka që palët të dialogojnë dhe të ecet përpara me Reformat në vend. Një temë e nxehtë në vend mbetet Reforma Zgjedhore, për të cilën u mbajt një mbledhje prej katër orësh ditën e djeshme, ndërsa Këshilli Politik u mblodh sërish sot në orën 11:00.(A.M/Faxweb.al)

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *