Pasi kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta paralajmëroi qeveri teknike në shtator, ish-kryeministri Berisha u shpreh sot se ajo është diçka që e vendosin forcat politike.
Ai theksoi se qëllimi kryesor sot është rrëzimi i qeverisë aktuale e më pas zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Sali Berisha: Nuk kemi diskutuar por teza jonë është kjo: Që Edi Rama duhet të largohet një ditë e më parë, pas largimit të kësaj qeverie, natyrisht detyra më themelore është pregatitja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
A do ngarkohet një qeveri teknike apo si do quhet ajo, apo “ad hoc” për të përgatitur zgjedhjet është dicka që do vendosin forcat politike por largimi i Ramës është absolut.