Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shpërndarë në Facebook raportin e Europolit, duke theksuar se droga dhe trafiqet po ia nxijnë faqen Shqipërisë.
Sipas Metës, Europoli bën përgjegjës Rilindjen për rrënimin e Shqipërisë nga trafiqet dhe droga, prandaj dhe Presidenti e quan një referendum popullor 25 prillin, pas të cilit droga dhe trafiku do i përkasin së shkuarës.
“Droga dhe trafiqet po ja nxijnë faqen Shqipërisë dhe po e rrënojnë. Këtë e thekson qartë drejtuesja e Europolit, e cila bën përgjegjëse “Rilindjen”. Prandaj 25 Prilli është referendum popullor, që droga dhe trafiqet t’i përkasin të shkuarës,” shkruan Meta.
(E.H/Faxweb.al)