AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Meta nuk e harron “aksionin”: Pas kësaj situate do kemi një situatë kuqezi

Presidenti Ilir Meta gjatë një interviste televizove mbrëmjen e sotme është pyetur nga gazetarët se cilët do të jenë marrëdhëniet e tij me kryeministrit Edi Rama pas tejkalimit të pandemisë së koronavirusit.

Kujtojmë këtu se aksionin e nisur në mbrojtje të Kushtetutës ia ndali situata me koronavirusin.

Meta tha se për çështje të interesit kombëtar duhet të ketë gjithmonë bashkëpunim dhe se për të nuk egziston asnjë shqetësim politik në këto momente.

 I jam betuar Kushtetutës dhe do ta mbroj atë deri më 24 korrik 2022. Nga pikëpamja kushtetuese për mua nuk ndryshon asgjë, nga dita e parë deri në ditën e fundit të mandatit. Unë besoj se pas kësaj situate do kemi jo një situatë rozë, por një situatë kuqezi. Për çështjet e interesit kombëtar duhet të ketë gjithmonë bashkëpunim. Ky ka qenë qendrimi im i përhershëm. Për mua nuk ekziston asnjë shqetësim politik në këto momente. Shqetesimi im i vetëm është tani të mbrojmë shëndetin e çdo qytetari, të çdo mjeku dhe të gjithë atyre që janë prekur nga koronavirusi” ,- tha META.

 

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *