Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Meta njohu institucionet e reja”, Presidenca i përgjigjet Gjonajt: Ti qofsh moj çupë

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar sërish në lidhje me padinë që Presidenti Meta ka depozituar sot në SPAK ndaj Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonajt dhe 2 funksionarëve të tjerë të këtij dikasteri për shkelje të rënda kushtetuese.

Blushi ka reaguar pas bërjes publike nga Presidenca të padisë së depozituar, të cilën Gjonaj e cila i ka ironizuar praninë e Metës në SPAK është shprehur se do t’i përgjigjet institucionalisht kësaj padie.

“Edhe falsifikatore edhe krenare! Ti qofsh moj çupë!”, shkruan Blushi.

Presidenti Ilir Meta ka depozituar sot kallëzimin penal pranë SPAK, ndaj 3 funksionarëve të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët janë, Etilda Gjonaj- me detyrë Ministre e Drejtësisë, Gentian Deva- me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë dhe Etleva Haxhia- me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Sipas Presidentit, ata akuzohen se në bashkëpunim, kanë konsumuar veprat penale të mëposhtme, “Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal; “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

LAJM I FUNDIT/ Meta e paditi në SPAK, reagon ministrja Etilda Gjonaj

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *