Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Meta ‘ngre’ shtetin në këmbë: I gatshëm të mbledh Këshillin Kombëtar, tërmet apokaliptik pritet të godasë Ballkanin (Letra)

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka ngritur alarmin për një tërmet “apokaliptik” që sipas sizmiologëve pritet të godasë Ballkanin nga momenti në moment.

Meta ka dërguar një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, në të cilën thotë se bazuar në deklaratat e sizmiologut grek Akis Tselentis, Ballkani do të goditet nga një tërmet 30 herë më i fuqishëm se ai që tronditi pak ditë më parë në Athinë.

Meta kërkon të dijë nëse qeveria është e informuar për deklaratat e Tselentis, dhe nëse autoritetet shqiptare janë të përgatitura për një goditje të tillë sizmike. Presidenti shprehet i gatshëm të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare lidhur me këtë çështje.

Letra e Metës:

 

Çfarë ka deklaruar Tselentis:

Pas tërmeteve të fuqishme 3.9 dhe 4.2 ballë të shkallës Rihter, që tronditën zonën bregdetare të Zakynthos dhe Athinën, sizmiologët kanë dhënë alarmin për të tjera lëkundje.

Sipas shefit të Institutit të Gjeoshkencës në Greqi, Akis Tselentis, këto tërmete të forta vijnë si pasojë e tërmetit 5.1 ballë, që tronditi kryeqytetin grek më 19 korrik.

Lëkundja është ndier në shumë zona të Attikës, ndërsa sizmiologët kanë paralajmëruara edhe tërmete te tjera.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close