Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Meta mesazh të fortë ”Fjala vret më shumë se plumbi!”. Përzemërsisht për Veliajn: ”S’jam aq trendy sa Lali Eri”

Disa mesazhe shumë të forta ka dhënë sot kreu i Kuvendit dhe LSI-së Ilir Meta. ”Kemi edhe një fjalë ne që jemi malësorë: fjala vret më shumë se plumbi!”, ka thënë teksa bënte një përurim së bashku me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Por një mesazh të dytë Meta ka lëshuar edhe për ndërkombëtarët, teksa rrëfeu një moment kur Shqipëria kërkonte integrimin në BE.

”Tani do bëjmë çdo gjë, statusin edhe mund të mos na i japin por diellin nuk na i marrin dot.”, ka thënë kryeparlamentari.

Dhe sigurisht që pas mesazheve të forta nuk ka hezituar as të krahasohet me kryebashkiakun Veliaj, duke u thënë hapur të gjithëve se nuk është aq trendy.”Unë nuk jam aq trendy sa Lali Eri”, ka thumbuar duke buzëqeshur Meta.

Por mesazhet e kreut të LSI-së nuk kanë përfunduar këtu. Mes makinerive të punëve, Meta ka sjellë në vëmendje fjalën e dikujt që i kish shpjeguar paraprakisht vendin ku Zallherri ndahej me Kamzën, bashkinë që drejtohet nga demokrati Xhelal Mziu.

”Këtu, tha, ndahemi me Xhelal Mziun, edhe unë nuk e prisja. I thashë këtu bashkohemi se prandaj është rruga: për t’u bashkuar, por ka shumë rëndësi edhe se si”, shpjegoi më tej Meta.

Kryeparlamentari ka vlerësuar edhe doktor Halim Kosovën, i cili humbi përballë Veliajt, duke thënë se e përballoi si qytetar, edhe pse nuk ishte faji i tij për humbjen.

” Gruaja ime të tre fëmijët i ka lindur duke u ndjekur nga doktor Halimi, dhe u tregua qytetar edhe pasi humbi, edhe pse nuk ishte faji i tij.”, rrëfeu Meta, duke shtuar se puna që ka bërë Veliaj gjatë këtyre dy vite ka qenë e pranueshme.

Sigurisht që Meta nuk e ka shmangur edhe çështjen e zgjedhjeve dhe koalicionit PS-LSI duke sugjeruar hapur:

”Populli ka mundësi të mos i shohë partitë, duke filluar nga LSI, të shohin çfarë njerëzish e bëjnë punën, …a janë mashtrues…Këtë koalicionin e madh nuk e kuptoj se ç’ë duan se është cështje forumesh,  ky koalicioni i Tiranës po punon shumë mirë ”. (V.G/SHUPLAKA)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *