Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Meta mesazh për udhëheqësit fetarë në vend: U jemi mirënjohës për edukimin e të rinjve me dashurinë për atdheun

Presidenti i vendit Ilir Meta, përmes një postimi në facebook, ka shprehur mirënjohjen për udhëheqësit fetarë në vend të cilët sipas tij  edukojnë brezin e ri me dashurinë për atdheun dhe apelojnë mosbraktisjen e vendit.

“U jemi mirënjohës udhëheqësve fetarë, që edukojnë të rinjtë me dashurinë për atdheun dhe apelojnë për të ndërtuar të ardhmen këtu”, shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale.

Kujtojmë që kreu i shtetit mori sot pjesë në 100-vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Parë Bektashian, ku theksoi se shteti duhet t’u japë institucioneve fetare mbështetjen që ato meritojnë.

“Edhe pas 30 viteve nga rënia e regjimit ende jo vetëm besimi bektashian, por edhe të tjerë kanë pengesa për të funksionuar në mënyrë më efikase pranë besimtarëve të tyre. Është koha që shteti dhe të gjitha institucionet të zbatojnë të drejtat kushtetuese të besimeve duke filluar nga kthimi i pronave dhe duke vazhduar me mbështetjen që ato meritojnë”, do të shprehej më herët Meta.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *