AktualitetFlashKosovaKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Meta merr telefonatë nga Isa Mustafa: Shërim sa më të shpejtë vëllezërve e motrave tona

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është solidarizuar me shqiptarët e prekur nga tërmeti. Ai ka telefonuar presidentin Ilir Meta, për t’i shprehur dhimbjen për këtë tragjedi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-kryeministri Mustafa në rrjetin social “Facebook”, ku shkruan se fizikisht janë në Kosovë, por me mendje dhe përjetime janë me shqiptarët.

“Të nderuar qytetarë. Shqipëria dhe shqiptarët po përjetojnë një tragjedi të rëndë nga pasojat e tërmetit. I telefonova Presidentit të Shqipërisë, z. Ilir Meta për ti shprehur dhembjen dhe solidarizimin tonë me shtetin shqiptar dhe me familjet e viktimave të kësaj fatëkeqësie. E urova që sa më shpejtë të tejkalohet kjo gjendje me sa më pak viktima njerëzore e materiale dhe për shërim sa më të shpejtë të vllezërve dhe motrave tona që morën lëndime në këtë fatëkeqësi. Fizikisht jemi në Kosovë, por me mendje dhe përjetime, së bashku me juve në Shqipëri. IM”, ka shkruar Isa Mustafa.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *