Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Meta merr garanci nga Asselborn : Ndihmë Shqipërisë në kuadrin e përgatitjeve për negociatat e aderimit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Evropës së Dukatit të Madh të Luksemburgut, Jean Asselborn, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

 Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për vëmendjen dhe mbështetjen e vazhduar që Luksemburgu i ka dhënë procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Duke iu referuar ecurisë së reformave dhe zhvillimeve më të fundit në rajonin e Ballkanit, Presidenti Meta u ndal tek çështjet e sigurisë dhe të luftës kundër terrorizmit e krimit të organizuar, si dhe shprehu besimin se Bashkimi Evropian do të vijojë me një strategji gjithëpërfshirëse integruese për të gjitha vendet e rajonit.

Ministri Asselborn e siguroi Presidentin Meta për vijimin e mbështetjes nga Luksemburgu të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe për ndihmën e drejtpërdrejtë që do t’i ofrojë Shqipërisë në kuadrin e përgatitjeve për negociatat e aderimit.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *