Krerët më të lartë të shtetit janë bërë sot bashkë në ceremoninë e shugurimit ipeshkvor të Sh.T. Imzot Arjan Dodaj si Ipeshkëv Ndihmës i Tiranë-Durrësit.
Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, Meta është bërë sërish bashkë me Kryemadhin, ndërsa në ceremoni kanë qenë të pranishëm dhe Basha, Haradinaj, Lleshaj e Braçe.
“I nderuar të merrja pjesë sot në meshën dhe ceremoninë e rëndësishme fetare të shugurimit ipeshkvor të Sh.T. Imzot Arjan Dodaj si Ipeshkëv Ndihmës i Tiranë-Durrësit.
Me urimet e ngrohta për suksese në misionin e Tij hyjnor, të përhapjes së porosive të Zotit dhe mësimeve të shenjta, u bashkohem lutjeve të besimtarëve për një Shqipëri më të drejtë, më të denjë, humane, të dhembshur dhe më vëllazërore!
Vlerësoj mesazhin e mençur të Arqipeshkëvit Metropolit Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo se: “Të gjithë duhet të mendojmë për të mirën e përbashkët, që ka përparësi mbi të mirën e partisë”.
Politika të marrë shembull dhe të verë në jetë porositë e udhëheqësve tanë të ndritur fetarë!”, shkruan Meta në postimin e tij.
Ndërkohë që shihet qartë se politikanët shqiptarë janë të ndarë sa i takon mbajtjes së maskës, ku një pjesë e tyre nuk kanë pranuar që ta vendosin.