Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Vlorë për të ndjekur nga afër procesin e vaksninimit, ku ka gjetur rastin që të sulmojë presidentin Ilir Meta, të cilin e ka quajtur kandidat të partisë së tij. Sipas Ramës Meta shkon në Vlorë me subjekte të OFL-së dhe me prokuror dhe gjyqtar që janë shkarkuar nga procesi i Vetingut.
“Po sigurojmë që sezoni turistik që është në prag të jetë shumë më i lehtësuar, do të fillojmë që të vaksinojmë stafet e industrisë hoteliere, që rrit shanset që të sjellim turistë të huaj, si dhe në fabrikat fasone.
Fasha do të ulet ditën e hënë +60, forca dhe të bëjmë maksimumin të gjithë së bashku. Duhet të bëhemi të gjithë së bashku në mënyrë që procesi i vaksinimit të vijojë.
Çdo sjellje e gabuar rrit numrin e infektimeve, fatkeqësisht kemi një valë infektuese, që prodhohet çdo ditë nga dasmat e rrugëve, që kanë vendosur planin për oushtetin mbi shëndetin e njerëzve, ne lutemi që kostoja të mos jetë e papërballueshme, pasi padiskutim kjo që po ndodh çdo ditë me turmat e shekullit të kaluar, do të sjellin një rritje të numrit të infektimeve. Urojmë që të mos ketë një rritje dramatike.
Ilir Meta tani është kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë, nuk ka asnjë problem, ai bën një fushatë atipike, skutave, me subjekte të OFL, me prokuror dhe gjykatës që janë shkarkuar nga Vetingu. Saliu dhe Iliri kërkojnë zhytjen e drejtësisë në llumin e të shkuarës. Shpërndan dekorata, do dekorojë edhe floktore në Vlorë, por në rast se parukierja joye nuk dekorohet sot, të mos mërzitet, pasi janë thjesht teneqe të shpërndara për arsye që është e kotë ti diskutojmë.
Presidenti të ofron dhe nxjerrjen nga burgu të vëllait, të ypsilonit. Kjo është arsye që vlonjatët ti japin dërmën këtyre forcave, dhe ne që pas 25 Prillit të vazhdojmë punën tonë që kemi nisur”, tha Rama.
(E.K/Faxweb.al)