Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar ndaj deklaratave të Ramës që thotë se Ilir Meta është vetëm komandant i LSI dhe nuk harroi ti tregonte rolin që ka Presidenti në vend. Ndërsa LSI thotë se Meta ka qenë komandant i LSI dhe tani është i Forcave të Armatosura ndërsa ironizoi Ramën duke i thënë se nuk është as komandant i kotecit të tij.
Reagimi i plotë: Edi Rama nuk të shpëton dot inati që ke me Presidentin!
Ilir Meta ka qen Komandant i LSI dhe të shkon apo jo përshtat ty tani është Komandant i Forcave të Armatosura, ndërsa ti nuk je as komandant i kotecit tënd.
Nuk ushqehen shqiptarët me pallavrat e tua. Jep llogari për 75 milion eurot që ke çuar tek inceneratorët fantazëm dhe për djersën e gjakun e naftëtarëve që janë sot në grevë urie. Për këto fol ti, jo për parrulla boshe që nuk ti dëgjon më asnjëri. (A.M/Faxweb.al)