Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Meta jep shkendija të forta për shpërndarjen e Parlamentit: Po afron dita e…

Presidenti Ilir Meta ka dhënë shkëndija të forta se nëse ngërçi kushtetues bëhet i pazgjidhshëm, mund të çojë në shpërndarje të Parlamentit, e këtë e argumentoi duke thënë se kjo mund të bëhet përmes një dekreti, sikurse mund të rrëzohet qeveria përmes një mocioni.

Meta tha se ata që e shohin presidentin si figurë ceremonial dhe betimin e tij në Kushtetutë si diçka formale, ta harrojnë se do të lejohen të shkelin parimet e themelit të shtetit shqiptar, që sipas tij është Kushtetuta.

Presidenti tha se në momentin e duhur, nëse do të jetë nevoja do ti drejtohet popullit dhe ndërkombëtare për të rivendosur rendin kushtetues që prej dy vitesh nuk funksionon.

Pjesë nga fjala e Metës për gazetarët:

Pyetje: Mirëmëngjes zoti President! Sot në Gjykatën Kushtetuese është paraqitur, si anëtarja që ka marrë dekretin tuaj, ashtu edhe ajo që është betuar përpara noterit. A keni një koment se si do të zgjidhet kjo krizë?

Presidenti Meta: Është tërësisht e zgjidhur. Për të gjithë ata që dinë të lexojnë Kushtetutën dhe meqenëse po afron 22 nëntori, dita kur populli shqiptar votoi me referendum Kushtetutën, dhe këto parime të Kushtetutës që janë edhe sot të sanksionuara, pavarësisht nga deformimet e pandershme që janë bërë me pabesi ndaj popullit shqiptar gjatë këtyre 21 viteve, kam një paralajmërim të fundit për të gjithë ata, të cilët mendojnë se betimi i Ilir Metës me dorën mbi Kushtetutë si President i Republikës së Shqipërisë, ka qenë një proces formal apo ceremonial:

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ka vetëm një garant të padiskutueshëm dhe të pacenueshëm në integritetin e vet, që është Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë!

Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën, për të kapur përfundimisht të gjithë sistemin e drejtësisë në Republikën e Shqipërisë me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, janë të dështuara, janë të vdekura!

Askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë! Është institucioni më i rëndësishëm i këtij vendi. Parlamenti me një dekret shpërndahet! Qeveria me një mocion mosbesimi rrëzohet!

Presidenti, me një “impeachment” nga një parlament, jo nga ky, përsëri shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë.

E nëse dikush mendon se angazhimet e mia kanë qenë ceremoniale, do t’i bëj të qartë se në fund fare kjo është Kushtetutë që mbron popullin e Shqipërisë, dhe do të jetë detyrë e Presidentit të Shqipërisë dhe e popullit të Shqipërisë që t’i tregojnë vendin kësaj bande uzurpatore dhe të gjithë shërbëtorëve e skllevërve të tyre, kudo ku janë.

Pyetje: Zoti President, a do të arrihet (a keni kompetencë) deri aty për të shpërndarë Parlamentin apo jo?

Presidenti Meta: Besoj se jam shumë i qartë. Secili të shikojë detyrën e vet, të zbatojë kompetencat e veta! Veprimet nga Presidenti do të vazhdojnë të jenë institucionale. Dhe në momentin e duhur Presidenti do t’i drejtohet popullit dhe gjithë botës për të mbrojtur demokracinë për interesin e popullit shqiptar, që është dhunuar në mënyrën më barbare, sidomos në këto dy vite kur u la qëllimisht edhe pa Gjykatë Kushtetuese.

Ju faleminderit dhe i uroj edhe një herë punë të mbarë gjithë anëtarëve më të rinj të Gjykatës Kushtetuese!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *