Statusit të Ramës ku tallej me Bashën, Metën dhe Kryemadhin i është përgjigjur dhe Ilir Meta i cili i ka këshilluar të lërë batutat bajatëe dhe të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit.
“Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit.
Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill.
Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve.”
Më herët kryeministri i cili tashmë po shton dozat e batutave ironike në publik shkruante se plani për rimëkëmbjen ekonomike prezantuar nga kryeopozitari Basha është si tramvaj me shalqinj të provuar tashmë.
“Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”, shkruante Rama.
Vetë Basha reagoi duke i quajtur gërrvërre prej palaçoje.
“Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë. “, replikoi në distancë dhe kreu i PD-së.