20:42 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Meta i kërkoi dorëheqjen deri të hënën, reagon Gjonaj: E përshëndes presidentin, por zotëria ka në dorë vetëm…

15:16 | 21/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta i kërkoi dorëheqjen deri të hënën, reagon Gjonaj: E përshëndes presidentin, por zotëria ka në dorë vetëm…

Ende pa u mbushur ora nga koha kur presidenti Meta i kërkoi dorëheqjen, ministrja Etilda Gjonaj i është përgjigjur me një postim në Twitter, duke thënë se kreu i shtetit ka në dorë vetëm dorëheqjen e tij.

Gjonaj shprehet se i vjen mirë që Meta ka zgjedhur më në fund që të ndjekë rrugën institucionale, me padinë e bërë ndaj saj në SPAK.

Ministrja shprehet se është krenare që është pjesë e frontit në Drejtësi, dhe që nuk i trembet aspak përballjes me akuzat në SPAK.

Reagimi i Gjonajt:

E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!

Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër.

Presidenti Ilir Meta do të depozitojë të hënën në SPAK një kallëzim penal në drejtim të ministres Etilda Gjonaj, për shkeljen që ajo ka kryer gjatë ushtrimit të detyrës së saj.

Bëhet fjalë për botimin në Fletoren Zyrtare të një vendimi të KED, që lidhej me emërimin e Arta Vorpsit në Gjykatën Kushtetuese.

I pyetur nga gazetarët nëse ka besim se SPAK do të nisë hetimet ndaj ministres, Meta tha se ai  mendon se në atë isntitucion ka njerëz me integritet që do të zbatojnë ligjin.

Pjesë nga fjala e Metës:

Të gjithë u njohën dje me shkeljen e detyrës, me rrëmbimin e kompetencave dhe me falsifikimin e kryer nga institucioni i Ministrisë së Drejtësisë. Në këtë tentativë flagrante për grusht shteti, rezulton të jetë e përfshirë drejtpërdrejtë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, dhe për këtë presidenca ka siguruar, dhe do të sigurojë prova që do ti çohen shumë shpejt SPAK-ut.

Ministrja e Drejtësisë duke urdhëruar sekretarin e përgjithshëm ka shkelur ligjir për organizimin e botimeve në fletoren zyrtare. Vendimet e KED nuk mund të botohen në asnjë rast në fletoren zyrtare, por vetëm në faqen zyrtare në internet të këtij institucioni.

Ministrja e Drejtësisë nuk ka asnjë të drejtë për botimet në Fletoren Zyrtare. Po bëhen 24 orë nga publikimi i këtyre provave, ku ministrja e drejtësisë ka shpërdorurar detyrën, brenda ditës së hënë do të depozitoj në SPAK kallëzimin penal për ministren në detyrë të drejtësisë Etilda Gjonaj.

Duke qenë se ministrja e ka zbehur besimin e presidentit, që e ka emëruar me dekret në atë pozicion, do të mirëprisja deri ditën e hënë dorëheqjen e saj, në mënyrë që të përballej me drejtësinë, pa qenë në detyrë.

“Pres deri ditën e hënë të dorëhiqet”, Presidenti Meta kallzon penalisht në SPAK Etilda Gjonajn

(E.K/Faxweb.al)

 

Etiketa: gjonaj metaperplasja meta gjonaj
Pas

3 persona të maskuar i hyjnë të moshuarës në banesë, i marrin 3500 euro dhe…

Para

“Brenda dhe jashtë vendit, kjo është vija e kuqe”, Meta me tone të ashpra: Kam paralajmeruar organizatat mafioze

Para
“Të porosisin poture të gjera”, Meta nuk përmbahet: Deledeputetët kanë përdhunuar Kushtetutën, në 2 Mars do të shkatërrojmë…

"Brenda dhe jashtë vendit, kjo është vija e kuqe", Meta me tone të ashpra: Kam paralajmeruar organizatat mafioze

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

Trukime ndeshjesh dhe baste të jashtëligjshme/ Portieri i Serie A i shpëton penalitetit maksimal, por dënohet me dy muaj pezullim

Policia e Korçës shpëton nga flakët një 72 vjeçar, 3 efektivët rrezikuan jetën

Polonia përgatit manual kombëtar për qytetarët në rast lufte ose fatkeqësie natyrore

Stërvitja e përbashkët Serbi-Kinë, BE lëshon alarmin: Bie ndesh me politikën tonë të jashtme, nëse Beogradi dëshiron…

Nga birrat te makinat luksoze, nipi i Fidel Castro-s është simboli i rënies së revolucionit kubanez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.