Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Meta i bën thirrje popullit: Në 2 Mars t’i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande përdhunuesish

Presidenti i vendit Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, fton qytetarët që ti bashkohen tubimit të 2 Marsit në mbrojtje të Kushtetutës.

Meta thotë se bashkimi i qytetarëve do ti japë paralajmërimin e fundit bandës që sipas tij është në pushtet, dhe që ka shkelur në të gjitha mënyrat parimet e kushtetueshmërisë.

Gjatë ditës së djeshme presidenti Meta bëri thirrje për herë të parë për tubim qytetarësh në 2 Mars, por pa specifikuar se cili do të jetë dekreti që do të firmosë në të njëjtën datë.

Duket se gjatë ditës së sotme ka një tërheqje nga plani fillestar, pasi në postimin e Metës thuhet vetëm fjala ‘parlajmërim i fundit’.

Nuk munguan as reagimet nga ana e mazhorancës, që e quajtën paralajmërimin e Metës absurd, dhe që është në shkelje të ligjit për tubimet.

I vetmi që nuk ka pranuar të japë asnjë koment derimë tani është kryeministri Edi Rama, që të paktën publikisht ka zgjedhur që ti injorojë paralajmërimet e aleatit të tij të dikurshëm.

Postimi i plotë i Metës:

Të dashur qytetarë të Republikës së Shqipërisë!

Agresioni pushtues i Rilindjes ndaj të gjithë institucioneve të pavarura në vend është një realitet i hidhur që secili prej jush e ndjen çdo ditë. Por kokëfortësia e saj për të pushtuar me çdo çmim dhe në mënyrë jo vetëm antikushtetuese por edhe mafioze Gjykatën Kushtetuese përbën qartë një grusht shteti, me qëllim instalimin e një diktature të pakicës që ka tmerr nga liria e popullit shqiptar dhe kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie.

Ndaj ju ftoj të gjithëve në 2 Mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” t’i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t’ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë.

Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t’ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës.

Shqipëria e para!

Shqiptaria e shqiptarëve!

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *