AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Meta ”fshin” Ramën nga fotot e Kosovës, kujdeset të tregojë injorimin që i bëri Clinton

Përplasja politike në vendin tonë duket se është transferuar në Prishtinë, ku presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga forcat e NATO-s.

Në fotot që presidenti Meta ka ndarë në rrjetet sociale është kujdesur që të ‘’fshijë” Ramën nga të gjitha fotot, ndërsa ka treguar dhe shtrëngimin e duarve me presidentin Clinton, fatin e të cilit nuk e pati kryeministri.

Gjatë ceremonisë sot në Prishtinë, Clinton nuk i dha dorën Ramës, duke e injoruar në këtë mënyrë prezencën e tij. (Lexo edhe ketu lajmin) 

“Gëzuar 20-vjetorin e lirisë Kosovë e dashur! Falënderim dhe mirënjohje përjetë SHBA, NATO-s dhe Presidentit Klinton!”, shkruan Meta bashkëngjitur fotove.

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *