AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Meta e kërcënoi me shpërndarjen e parlamentit, vjen përgjigja e Ramës: Më kujton Xhike Qamilin…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së gazetares së Fax News, Eksiola Shehu në lidhje me deklaratën e presidentit Ilir Meta se nëse ngërçi kushtetues bëhet i pazgjidhshëm, mund të çojë në shpërndarje të Parlamentit.

Rama nuk u zgjat në përgjigjen e tij dhe u shpreh se deklarata e Metës i duket si shprehja e Xhike Qamilit: Më kujton Xhike Qamilin sa të kem këtë e atë katund nuk pyes për Francën dhe as për Anglinë…”

Ditën e djeshme presidenti Meta dha shkëndija të forta se nëse ngërçi kushtetues bëhet i pazgjidhshëm, mund të çojë në shpërndarje të Parlamentit, e këtë e argumentoi duke thënë se kjo mund të bëhet përmes një dekreti, sikurse mund të rrëzohet qeveria përmes një mocioni.

Meta tha se ata që e shohin presidentin si figurë ceremonial dhe betimin e tij në Kushtetutë si diçka formale, ta harrojnë se do të lejohen të shkelin parimet e themelit të shtetit shqiptar, që sipas tij është Kushtetuta.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *