Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas takimit me ambasadorin britanik Duncan Norman, ku thekson se e ka falenderuar për angazhimin e tij për miratimin e Reformës Zgjedhore.
Meta shkruan se ka theksuar angazhimin e tij për Platformën (Non Paper) të 8 prillit të bërë publike sot me qëllim avancimin e axhendës së integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe kërkova një qasje gjithëpërfshirëse dhe vullnet konstruktiv të të gjitha palëve të përfshira.
Po ashtu Meta ka shprehur shqetësimin për reagimin e kryeminitstrit Edi Rama për platfromën e 8 prillit, i cili sipas Metës është shprehur në mënyrë desktruktive për të minuar mundësitë për dialog.
“Kënaqësi të takoja sot Ambasadorin e Britanisë Madhe, Sh.T.Z Duncan Norman. ?????
E falenderova për angazhimin e Tij të përkushtuar dhe vendosmërinë për të ndihmuar të gjitha palët për miratimin sa më parë të Reformës Zgjedhore.
Theksova angazhimin tim për Platformën (Non Paper) të 8 prillit të bërë publike sot me qëllim avancimin e axhendës së integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe kërkova një qasje gjithëpërfshirëse dhe vullnet konstruktiv të të gjitha palëve të përfshira.
Gjithashtu shpreha keqardhjen për mënyrën destruktive të sjelljes ndaj këtij propozimi, duke minuar mundësitë për dialog.”- shkruan Meta.