Presidenti i zgjedhur Ilri Meta, në mitingun e sotëm në sheshin “Nënë Tereza” ka deklaruar se ndihet mjaft i zemëruar dhe gjithë zemërimin e tij e shprehu përpara qytetarëve.
“PD do ishte përçarë, poshtëruar e do ishte tharë në çadrën që më parë ngriti. Por nuk e lejoi LSI. Edhe tani, ishte LSI, Meta dhe faktorë të përgjegjshëm që imponuam që Shqipëria të mos binte në greminë nga lideri që donte zgjedhje pa opozitën.
Demokratët, socialistët, të gjithë shqiptarët e dinë shumë mirë se problemi në këtë vend është vetëm një, oligarkia. Demokratët, socialistët, shqiptarët, e kanë të qartë se zgjidhja është vetëm 1, kundër oligarkisë, LSI.
Nuk ka fuqi më të madhe për një popull dhe komb sesa ëndrrat e rinisë, kjo është fuqia më e madhe e Shqipërisë. Ëndrrat e Rinisë janë program i LSI-së.
Dje, u zemërova shumë, nuk jam zemëruar kur kam dëgjuar se si gestapoja e krijuar në tre orë errësire, që po ç’bën administratën publike, që po dhunon të drejtat e liritë e njeriut, presionet mbi drejtues dhe punonjës të administratës. Kësaj ia kemi marrë dorën ne dhe e dinë shqiptarët, kur dëgjojmë çdo ditë sesi sekserët e Rilindjes, u turrën njerëzve të LSI për t’i prerë me paratë e drogës, që pushteti të vazhdojë për Rilindjen.
Nuk jam mërzitur dhe nuk mërzitem as unë dhe as ju, se si njerëzit e Ebolës që me paratë e drogës dhe koncesioneve të zbojnë LSI-në. E gjithë Shqipëria qesh me këta karagjozë, ka kaq kohë që thonë se LSI do na i çojë te PD, tani thonë mos votoni LSI se jemi bërë bashkë me PS, por nuk e thonë dot.
Por jam zemëruar shumë dje, kur kam marrë vesh që Orgesti, që duhej të përgatitej për provimet e maturës, një fëmijë 18 vjeç, u godit padrejtësisht nga kryetari i PS-së në Zharrëz, një punonjës i alpetrol dhe dy të tjerë vetëm sepse kishte thënë se do votonte LSI-në.”, tha Meta. (D.D/Shuplaka)