Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Çfarë po kurdiset?! Metën dhe Berishën si mban larg as karantina, takohen privatisht dhe kthejnë nga nje gotë verë (Fotolajm)

Ish kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta, duket se kanë vendosur që të thyejnë rregullat e vendosura nga kryeministri Edi Rama, për parandalimin e Covid-19, dhe janë shfaqur duke drekuar së bashku këtë pasdite.

Dy politikanët e lartë të shtetit shqiptar, dikur aleatë në bashkëqeverisjen e vendit nga viti 2009-2013, kanë vendosur të takohen ditën e sotme, ndërkohë që ende nuk janë bërë të ditura detaje e drekës midis tyre.

Meta dhe Berisha shihen teksa bëjnë një foto selfie së bashku, ndërkohë që takimi i tyre duket shumë miqësor, megjithëse ende nuk dihet se çfarë po kurdisin dy ish-aleatët.

Siç duket pas përfundmit të pandemisë së COVID-19, e cila ka ndërprerë hovin e politikës, priten zhvillime të reja në këtë sferë në vendin tonë.

Fotoja është publikuar në Instagram nga gazetari Çim Peka, i cili ka shkrepur një selfie, ku shihet edhe Meta me Berishën të cilët po ashtu po bëjnë një foto bashkë.

Foto e publikuar në Instagram nga gazetari Çim Peka
Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close