Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Meta dekoron ‘katër muskëtjerët’: Mundja edukon rininë me cilësitë më të mira njerëzore

Me fjalët që mundja është një disiplinë sportive, që e edukon rininë me disa nga cilësitë më të mira të shoqërisë njerëzore, Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije se ka dekoruar ‘katër muskëtjerët”: Fuat Brahi, Alfred Bardeli, Shkëlqim Troplini dhe Hysen Omi.

Sipas kreut të shtetit, të katër janë kampionë dhe trajnerë të rezultateve të shkëlqyera, që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në arenat sportive ndërkombëtare, në një periudhë të vështirë për vendin, duke na bërë krenarë të gjithëve.

Postimi i plotë

Mundja është një disiplinë sportive, që e edukon rininë me disa nga cilësitë më të mira të shoqërisë njerëzore: ndershmërinë, integritetin, disiplinën, këmbënguljen dhe punën.

Një meritë për transmetimin e këtyre vlerave tek gjeneratat e reja, për përgatitjen e mundësve të dalluar, si dhe për zhvillimin e këtij sporti burrëror e me tradita kombëtare kanë “Katër Muskëtjerët”, Fuat Brahi, Alfred Bardeli, Shkëlqim Troplini dhe Hysen Omi.

Të katër kampionë dhe trajnerë të rezultateve të shkëlqyera, që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në arenat sportive ndërkombëtare, në një periudhë të vështirë për vendin, duke na bërë krenarë të gjithëve.

Për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë për mundjen shqiptare, për punën e palodhur dhe rezultatet e larta të arritura, brenda e jashtë vendit, i vlerësova me Titullin e lartë dhe të merituar “Mjeshtër i Madh”.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *