Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati i ftuar në Fax News foli në lidhje me vendimin e presidentit Ilir Meta për të dërguar ligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në Komisionin e Venecias.
Bushati tha se ligjin do ta votojnë ditën e enjte dhe se nuk do të presin opinionet e Komisionit të Venecias.
“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor ishin një proces që duhej përshëndetur nga të dyja palët. U bënë dhe ndryshimet kushtetuese dhe është përshëndetur dhe nga SHBA. Ligji do të kalojë ditën e enjte.”- tha Bushati.
Gazetarja: Nuk do të prisni opinionet e Komisionit të Venecias?
“Opinioni i Venecias patjetër që është orientues. Shumë mirë që është dhe që e kemi dhe gjithmonë jemi orientuar. Por megjithatë mendoj se atë që ka thënë OSBE-ODIHR janë në atë kod, kështu që patjetër do të vazhdojmë. Nëse do të ketë propozime dhe diskutime të tjera do ti marrim parasysh, ne duam që të bëhet më e mira.
PS është në mazhorancë me diferencë të madhe, ne nuk kemi problem epër të pasur një Kod sa më fleksibël dhe në ndihmë të atyre që punojnë. Jo për të bërë qoka dhe për të mbajtur partiza parazitare në kurriz të qytetarëve shqiptar, pasi në fund të vitit paguhen nga taksat e sjhqiptarëve.”- tha Bushati.
Kujtojmë se eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varlehyi reagoi ditën e sotme pas vendimit të presidentit Meta për ta çuar Kodin Zgjedhor në Venecia.
Ai i rekomandoi Kuvendit që të presë opinionin që do të jepet nga Venecia, dhe më pas të vendosë për rivotimin e ndryshimeve në kod.
(M.Q/Faxweb.al)