21:08 | 17/08/2022
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Meta bllokon përkohësisht ndërtimin e godinës së re të Teatrit, kthen mbrapsht ndryshimet në Buxhet: Qeveria po krijon një situatë absurde, kanë shkelur mbi vendimin e Kushtetueses

11:24 | 05/08/2021
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta i dërgon letër Ramës për detin: Çfarë veprimesh do merren pas aktit të njëanshëm të Greqisë?

Presidenti i vendit Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend Aktin Normativ për ndryshimin e Buxhetit të Shtetit 2021. Sipas Metës alokimi i një fondi prej 900 milionë lekësh për Bashkinë e Tiranës, me qëllim ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar është në shkelje të vendimit të dhënë më herët nga Gjykata Kushtetuese.

Meta shprehet se qeveria dhe Kuvendi janë duke krijuar një situatë absurde, sa kohë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese e thotë qartë se Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë pronare e Teatrit Kombëtar.

Meta kërkon nga qeveria që të vendosë prioritetin në përballimin e nevojave financiare për vaksinimin e popullsisë dhe pasojave që pandemia i ka shkaktuar ekonomisë së vendit.

Presidenti shton se vetëm në 6 muaj, qeveria ka nxjerrë 4 Akte Normative për ndryshimin e Buxhetit, që tregon se ka një program të dobët financiar.

Argumentet e dhena nga presidenti Meta: Alokimi i fondit shtesë 900 mln lekë për Bashkinë Tiranë për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, në shkelje të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese. Akti Normativ shkel parimin e shtetit të së drejtës, Qeveria të shpjegojë dhe argumentojë nevojën dhe urgjencën. 900 mln lekë për Teatrin e ri, Qeveria dhe Kuvendi vazhdojnë të miratojnë vendime nën frymën e akteve antikushtetuese.

Qeveria dhe Kuvendi kanë shkelur, anashkaluar dhe sfiduar hapur autoritetin vendimmarrës të Gjykatës Kushtetuese. Fondi 900 mln lekë për Teatrin e ri, akordohet për një projekt dhe pronë që nuk duhet të ishte dhe që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk është më në kompetencën apo në pronësinë e Bashkisë Tiranë.

Antikushtetutshmëria e kalimit të pronësisë së Teatrit Kombëtar, tek Bashkia Tiranë ishte objekt vendimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Qeveria dhe Kuvendi, përmes teorisë së “faktit të kryer”, njësoj si me aktin e shembjes së godinave të Teatrit Kombëtar, kanë ushtruar presionin publik politik ndaj vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese.

Qeveria dhe Kuvendi kanë krijuar një tjetër situatë absurde, duke thelluar paligjshmërinë dhe antikushtetutshmërinë. Fondet për godinën e re të Teatrit Kombëtar, paligjshmëria dhe antikushtetuetshmëria as mund të mendohet se mund të ndodhë në një shoqëri demokratike ku sundon ligji dhe shteti i së drejtës

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar ka hyrë në fuqi, ndaj Akti Normativ bie hapur ndesh me të. Prioriteti i parë dhe themeltar për vitin 2021 duhet të ishte përballimi i pasojave të COVID-19, por Qeveria në 22 qershor 2021 në mënyrë antikushtuese vendos të akordojë fond për Bashkinë Tiranë për ndërtimin e Teatrit dhe për blerje dronësh!

Qeveria të japë mbështetje edhe më të madhe buxhetore për përballimin e nevojave për vaksinimin e popullsisë dhe pasojave që pandemia i ka shkaktuar ekonomisë së vendit! Brenda 6-muajve, Qeveria ka nxjerrë 4 Akte Normative për ndryshimin e Buxhetit 2021. Ky është tregues i programimit të dobët financiar.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: metameta kthen pas ndryshimet ne buxhet
Pas

Niset me urgjencë helikopteri në Gjormë të Vlorës, flakët marrin para kasollet e bagëtive, rrezikohen 10 shtëpi(VIDEO)

Para

Ishte liruar gabimisht, bosi i madh i ‘Ndragheta-s arrestohet në Spanjë

Para
Ishte liruar gabimisht, bosi i madh i ‘Ndragheta-s arrestohet në Spanjë

Ishte liruar gabimisht, bosi i madh i ‘Ndragheta-s arrestohet në Spanjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fax News LIVE







Të Fundit

Nga lulet te kërcënimet! 27-vjeçari kthehet në ‘makthin’ e të resë nga Tirana: Bën presion pse e lashë, hapi 15 profile…

Shpërthim i fuqishëm në një xhami, nuk dihet numri i saktë i viktimave

Nesër takimi Kurti-Vuçiç, Escobar: Po shpresojmë për bisedime të mira!

Kishte futur kanabis në enët me keçap dhe majonezë, arrestohet i afërmi i të dënuarit në burgun e Rrogozhinës

100 m larg komisariatit! Grabitet një argjendari në Lezhë, autori ‘ia mbath’ me motor pasi përleshet me pronarin

Goditi me thikë 41-vjeçarin në Sarandë, del fotoja e të riut nga Laçi/ Detaje: Autori punonte si kamarier, ja si nisi sherri

“Do ndërhyjmë nëse situata agravon”/ Berisha pas deklaratës së Stoltenberg: Takim me rëndësi për paqen në rajon…

Vrau me thikë 41-vjeçarin në Sarandë, policia identifikon autorin: Një i ri nga Laçi…(EMRI)

“Duhen vaksina”/ OBSH ‘ngre alarmin’: Mbi 35 mijë raste të lisë së majmunit, shënohen dhe vdekje

Tjetër investitor strategjik në Jug! “Gjikuria” përfiton 9 mijë m2 për 1 euro

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.