AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Meta akuzon ashpër KED: Lojëra mafioze me afatet, nuk bëj veprime anti-ligjore

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar hapur Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, duke thënë se ndoqi një rrugë jo të drejtë në dërgesat e kërkesave për Presidentin, ndërsa i ka lidhur me komentet e bëra se Presidentit i kishte mbaruar afati për propozimin e emrave për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, e ka quajtur një lojë të gabuar dhe mafioze.

“Duhet të kemi të qartë që KED, merret vetëm me menaxhimin administrativ për të respektuar ligjin. Kushtetueta tregon qartë se si krijohet Gjykata Kushtetuese. Është e detyra e KED që të rregullojë listën e vakancave të kritereve dhe të afateve, të respektohet ligji dhe të mos kemi përplasje mes institucioneve dhe nuk është e kundërta që KED, apo kryetari i KED të bëj lojëra me kohën se si dërgon. Ai thotë që i ka mbaruar afati presidentitn, kjo është e gabuar dhe mafioze. Ju do shikoni të gjitha argumentet se si është e vërteta.

Jemi në një situatë ku jeMi të qartë se kandidatët janë paracaktuar, dhe nuk ka mundësi zgjedhjeje. Nëse Presidenti do të plotësonte vakancat në mënyrë anti-ligjore që iu propozua, do të bënte një shkelje të hapur të Kushtetutës dhe jo vetëm të ligjit. KED-it iu kërkua të merrte masat të mos vinim në këtë situatë. Ka afat të përcaktuar në Kushtetutë për Kuvendin dhe vendimin për anëtarët që propozon. Presidenti ka të drejtën të plotësojë vakancën e parë në Kushtetuese. Kjo është një përgjegjësi kolektive ndërtimi i Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa përgjegjësinë për intitucionin dhe atë çfarë i takon për presidencën, e ka presidenti aktual që është Ilir Meta”, tha Meta.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

BILD publikoi një shkrim ku aludohej se PD ka lobuar me qindra mijë dollarë kundër integrimit të Shqipërisë dhe pa mbushur 24 orë e fshiu nga serverët e saj:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *