Rastet me Covid-19 në vendin tonë janë në rritje ditët e fundit, ku vetëm një ditë më parë Ministria njoftoi se 171 persona janë prekur nga Covid-19 në vetëm 24 orët e fundit.
Në radhët e të prekurve ka edhe shumë arsimtar, ku vetëm në 24 orët e fundit në qarkun e Beratit kanë rezultuar të prekur më Covid-19, 6 arsimtarë.
Fax News raporton se në çerdhen “Donika Kastrioti” në Berat janë infektuar 2 edukatore, ndërkohë që në Poliçan ka rezultuar pozitive një mësuese në fshatin Vodicë.
Në Skrapar kanë rezultuar pozitiv 3 mësues në një shkollë 9-vjecare dhe një polic në komisariatin e policise. Sakaq edhe në Kuçovë ka rezultuar pozitive një punonjëse në bashki.