Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Messi nuk e ka humbur klasin, tùrpëron keq kundërshtarin me lëvizjen (VIDEO)

Barcelona mori një barazim zhgënjyes 2-2 mbrëmjen e djeshme në derbin kundër Atletico Madridit, sa i përket luftës për titull kampion në La Liga.

Sfida ishte e mbushur me emocione, gola dhe penallti të dyshimta. Tre penallti të akorduara ku njëra u shënua në mënyrë fantastike nga Mesi me panenka. Por ky nuk ishte momenti i vetëm ku Messi dhuroi spektakël.

Argjentinasi tregoi se nuk e ka humbur klasin e tij dhe kur rezultati ishte në barazim 1-1, bëri një kalim të bukur ndaj Lodit. Mbrojtësi rrëshket për t’ia marrë topin Messit por ky i fundit me shumë klas ia kalon topin sipër duke e lënë lojtarin e Atletikos të shtrirë. 33-vjeçari mund të mos jetë në formë këtë periudhë, por klasi te ky njeri është i përjetshëm.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *