Futbollisti i famshëm, Lionel Messi dhe bashkëshortja e tij, Antonela Roccuzzo janë fotografuar në momente intime teksa po shijonin një udhëtim me jaht së bashku me Cesc Fabregas dhe gruan e tij, Daniella Semaan, në Ibiza.
34-vjeçari argjentinas u shfaq në momente intime me gruan e tij, 34 vjeç, duke u përqafuar dhe puthur teksa merrnin rreze dielli. Lioneli tregoi fizikun e tij të tonifikuar me një palë pantallona plazhi shumëngjyrëshe.
Jo më pak e tonifikuar u duk gruaja e tij Antonela e cila shfaqi linjat për tu patur zili me bikini jeshile të çelët. Nëna e tre fëmijëve i mbajti flokët e saj të drejtë lëshuar, ndërsa kishte vendosur edhe një palë syze dielli. Antonela gjithashtu veshi një minifund.