Ish-presidenti i FIFA-s Joseph Blatter ka rikujtuar një incident me presidentin e Real Madridit Florentino Perez.
Gjithçka nisi kur Blatter iu përgjigj një gazetari për pyetjen e përjetshme Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi.
“I thashë se Messi ishte fëmija që ëndërronte çdo nënë ndërsa Ronaldo i ngjan më tepër një roboti. Cristiano nuk ishte i lumtur, po ashtu edhe Perez,” zbulon Blatter.
“Çfarë më tha Perez? Florentino ishte shumë i inatosur, pasi unë isha pjesëtar nderi i Real Madridit. Unë i thashë se ishte çështje shijesh.
Ai u inatos akoma më shumë dhe më tha të qartësoja komentet e mua. Pak kohë më vonë Ronaldo fitoi Topin e Artë.”