Mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë, nën cilësimin e restaurimit është transformuar duke mbajtur tanimë edhe emrin Muzeu i Arsimit Korçë. Në ndryshimin që i është bërë godinës, nuk është ruajtur asnjë simbolikë e identitetit dhe historisë, por gjithçka është zëvendësuar me objekte të modeleve të fundit dhe teknologjinë 3D .
‘Sot në Korçë jo për të prerë një shirit, por për të nderuar një simbol përpjekjeje, dijeje e lirie.’
Kështu e ka cilësuar ministrja e Kulturës, Elva Margariti restaurimin e Mësonjëtores së parë shqipe. Por restaurimi i këtij institucioni, vetëm cilësimin duket se e ka të tille, ndërsa gjithçka tjetër nuk ka dorën e restaurimit, por atë të transformimit 3D.
“Mësonjëtorja e Korçës”, e para shkollë shqipe e hapur në qytetin e Korçës më 7 mars të vitit 1887 është kthyer në Muze, duke mbajtur tanimë zyrtarisht dhe emrin e muzeut, e duke i hequr simbolikën e mësonjëtores së parë shqipe. Në shkrimin e kësaj historie të re rilindjeje, Edhe ABC simbolike është cilësuar nga ministrja Margariti vetëm si beton duke u hequr nga pjesa qendrore e vendosur në një qoshk aty pranë.
‘Keq te vendosim beton, keq te heqim,-shprehet ministrja e Kulturës.
Restaurimi dhe koncepti i rrjetëzimit të këtij institucioni i ngjan një nisjes së një ere të re, që historinë nuk e ka të mbartur në asnjë cep të këtij ndryshimi. Penda e obeliskut është ndryshuar, bankat e zeza janë zëvendësuar me banka të reja , tavolina melamine dhe karrige të modelit të fundit.
Dërrasa e zezë është ndërruar me një projektor që, e aty pranë dhe një poltron ngjyrë mustardë, objekte këto që nuk kanë asnjë peshë historike a vlerë të trashëguar nga ky institucion.
As qiri dhe as shandanë qofte dhe në një mënyre simbolike nuk ka në asnjë cep të muzeut, këto janë zëvendësuar me Ndriçim “Hi-tech” me spote me shinë kombinuar me një tavan të bardhë.
Ndërsa me të madhe trumbetohet për ruajtjen e identitetit kombëtar. Ky transformim në pamje të parë mund të ngjajë i këndshëm dhe elegant, i përsosur në detajet e frymës së ndryshimit, por në thelb nuk i ngjan aspak historisë së trashëguar, e vlerës që mësonjëtorja do të duhej të kishte mes nesh.