AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Mësime nga Japonia për mbrojtjen nga tërmetet

Japonia është një nga shtetet e cila ka vuan nga tërmete të vazhdueshme dhe të rënda, por masat e marra prej saj janë shumë të mëdha. Më poshte ne po ju sjellim 6 mënyra se si Japonia mbrohet nga tërmetet.

TRENAT- Në çdo tren janë vendosur monitor të masin aktivitetin sizmik të tërmeteve. Kur sinjalizohet, sistemi automatikisht ndalon trenin në ndalesën më të afërt, para se tërmeti të godasë.  Në 2011-ën kur Japonia u godit nga një tërmet prej 9.0 magnitudë, 27 trena të shpejtësisë së lartë, ishin në lëvizje. Çdo tren u sinjalizua nga para-goditjet dhe u ndaluan para goditjes së madhe. Duke sjellë zero viktima dhe të lënduar.

Ndërtesat

Është një mrekulli është edhe ndërtesat më të larta qëndrojnë në këmbë edhe gjatë një tërmeti të fuqishëm. Shumë prej tyre kanë një sistem kundërpeshë të instaluar, që lëkundet me lëvizjen e ndërtesës për ta stabilizuar atë.

Shtëpi të vogla janë ndërtuar me themele fleksibël që mund të thithin lëvizjen në 6 drejtime dhe të zvogëlojnë efektet e tërmetit. Ashensorët mbyllen automatikisht dhe duhet të kontrollohen para se të funksionojnë përsëri. Linjat e gazit, energjisë elektrike dhe ujit fiken automatikisht, duke parandaluar zjarret, përmbytjet dhe shpërthimet.

Mbulimi nga televizionet

Nëse një tërmet godet vendin, të gjitha televizionet në Japoni i fokusohen mbulimit të tërmetit. Duke u siguruar që njerëzit të jenë të mirë-informuar se si të qëndrojnë të sigurt. Ato trajtojnë infromacione mbi tërmetin, ku të gjejnë strehim për mbrojtje.

Telefonat

Çdo smartphone në Japoni ka të instaluar një sistem alarmi për emergjenca si cunami apo tërmeti. E targetuar 5 në 10 sekonda para goditjeve të forta, i jep kohë njerëzve të gjejnë mbrojtjen më të shpejtë. Sistemi automatikisht deri në momentin që përfundon tërmeti therret “Jishin desu! Jishin desu!”, e cila përkthehet (Ka një tërmet).

Ndërgjegjësimi dhe edukimi mbi mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore.

Teksa në shkolla të tjera fëmijët mësohen se çfarë duhet të bëjnë në rast zjarri, në Japoni shkolla janë fokusuar te tërmetet. Që në moshë të vogël, fëmijët edukohen se ku të kërkojnë mbrojtje dhe si të qëndrojnë të sigurt gjatë një tërmeti. Nëse janë në klasë ata duhet të qëndrojnë poshtë tavolinës dhe të mbahen në këmbët e saj. Nëse janë jashtë, mësohen të shkojnë në qendrën e një hapësire të hapur, për të shmangur rrezikun e rënies së objekteve nga sipër.

Po ashtu janë disa praktika ku fëmijët merren nga personeli i zjarrëfikësve dhe vendosen në një stimulator tërmetesh. Në mënyrë që të njohin ndjesinë e tërmetit që në moshë të vogël.

Çanta emergjente

Çdo familje në Japoni mban një çantë të mbushur me mjete emergjente për çdo pjesëtarë. Këto çanta kanë ushqime, ujë, doreza, maska fytyre, elektrik, radio për të komunikuar, ilaçe, bateri të karikueshme me dritën e diellit, etj.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *