Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëShëndetiTe FunditTe Gjitha

Mësim në kushte karantine, edhe ministrja e pakënaqur: Minimalisht është arritur që të mos ketë një…

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Besa Shahini ishte e ftuar sot në  programin “E diela Shqiptare” ku foli mbi situatën në sistemin arsimor në kohën e pandemisë që po kalon vendi.

Teksa foli mbi efektivitetin në mësimdhënie ajo u shpreh se minimalisht është arritur që të mos ketë një shkëputje në mësimdhënie dhe gjithashtu maksimalisht është arritur mësimi i disa koncepteve të reja dhe fitimi i një kompetencë më të madhe dixhitale nga ana e mësuesve, nëxënësve, por edhe prindërve.

Si fillim dua të shpreh edhe njëherë mirënjohje edhe për mësuesit, prindërit dhe nxënësit, që brenda natës, për 24 orë kanë kaluar nga një punë e zakonshme që ndodh nëpër klasa, tek një punë komplet e jashtëzakonshme, që ndodh ose përmes komunikimt që mësuesit po e bëjnë më nxënësit përmes rrjeteve sociale apo platfomrave të ndryshme, si dhe mësues të cilët kanë bërë leksionet dhe po i transmetojnë në televizionin shiptar.

Sa efektive është kjo, unë mendoj që minimalisht ajo që është arritur, është që të kemi një konsistencë në mësimdhënie dhe mësimnxënie, pra nxënësit nuk e kanë bërë shkëputjen.

Studimet na tregojnë që për shembull pushimet e verës e bëjnë një regres tek nxënësit për sa i përket njohurive qe kanë nxënësit gjatë gjithë vitit sepse shkëputja dhe mosushtrimi i vazhdueshëm i këtij muskuli që quhet truri e ka këtë efekt.

Minimalisht çfarë kemi arritur është që mos e bëjmë këtë shkëputje, maksimalisht ajo çfarë unë po shpresoj është që kemi arritur të mësojmë edhe disa koncepte të reja dhe ajo çfarë po na thonë të gjithë, duke përfshirë edhe prindërit, edhe nxënësit, por edhe mësuesit është që të gjithë kanë fituar kompetencë dixhitale shumë më të thelluar sesa kanë patur deri tani.

Kështu që nëse ky është me të vërtetë bilanci përfundimtar atëherë kemi një bilanc pozitiv sa i përket gjithë përpjekjes që kemi bërë që të bëjmë mësim edhe në kushte të jashtëzakonshme”, tha ministrja.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *